Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gruaja që u zhduk në vitin 1962 gjendet “shëndoshë e mirë”

Një grua e cila rezultonte e zhdukur për gati 63 vjet është gjetur e gjallë dhe shëndoshë e mirë pasi u shqyrtua rasti i zhdukjes së saj, tha policia në shtetin amerikan të Wisconsin.

Audrey Backeberg ishte 20 vjeçe kur u zhduk nga shtëpia e saj në qytetin e vogël të Reedsburg më 7 korrik 1962, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në një deklaratë, Sherifi i Qarkut, Sauk Chip Meister tha se zhdukja e zonjës Backeberg “ishte me zgjedhjen e saj dhe jo rezultat i ndonjë aktiviteti kriminal”.

Sherifi tha se ajo jetonte jashtë Wisconsin, por nuk dha detaje të mëtejshme.