Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Scholz: Shërbimi ndaj Gjermanisë si kancelar ishte dhe mbetet nderi i jetës sime

Ish-kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz pas dorëzimi të detyrës i ka uruar suksese kancelarit të ri Friedrich Merz dhe qeverisë së re federale.

Scholz në një postim në Facebook ka thënë se shërbimi ndaj Gjermanisë ishte dhe do të mbetet nderi i jetës së tij.

Ai ka shtuar se në demokraci, pozitat jepen vetëm për një periudhë të kufizuar kohore.

“Shërbimi ndaj Gjermanisë si kancelar ishte dhe mbetet nderi i jetës sime. Dëshiroj t’ju falënderoj për fjalët e shumta të vlerësimit që mora sot në përfundim të mandatit tim si Kancelari i nëntë e Republikës Federale të Gjermanisë. Një gjë është e qartë: në demokraci, pozitat jepen vetëm për një periudhë të kufizuar kohore. I uroj Friedrich Merz dhe qeverisë së re federale shumë suksese dhe fat”, ka shkruar ai.

Ish-kancelari gjerman, Olaf Scholz, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën Friedrich Merz, i cili u zgjodh të martën në një votim të dytë nga ligjvënësit, si kancelar i 10-të i Gjermanisë së pas Luftës së Dytë Botërore.

Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë