
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në nderim të 25-vjetorit të rënies së Ekrem Rexhës- komandant Drinit.
Kurti e vlerësoi Rexhën si një figurë të shquar të luftës dhe të mendimit strategjik për çlirimin e vendit.
Kurti: Komandant Drini ka qenë veprimtar intelektual e luftëtar i paepur
“Ekrem Rexha, komandant Drini ka qenë veprimtar intelektual e luftëtar i paepur i cili me pushkë në dorë dhe me strategji në mendje u përball me armikun e okupatorit serb dhe sot shënojmë 25 vjetorin e vrasjes së tij. Më ç’rast bëmë homazhe këtu tek varri tij dhe shprehem mirënjohjen tonë të thellë tek familja tij që e dhanë një bir kaq të vlefshëm për kombin shqiptar”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq në ora 11:00, Kurti do të bëjë homazhe te memoriali në lagjen Bazhdarhane – Shtëpia e Bardhë.