Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë

 
   

Presidentja Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini.

Osmani i uroi Antoninit mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij diplomatik në Kosovë.

Në njoftim thuhet se Osmani theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në takim u theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si dhe bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Po ashtu, në takim u nënvizua rëndësia jetike e ecjes përpara në procesin e integrimit euro-atlantik të shtetit tonë.