Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi: Albulena Haxhiu s’i ka dhe s’do t’i ketë votat, rrugëdalja është të ndërrohet kandidatja

 
   

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Albulena Haxhiu as nuk i ka e as nuk do t’i ketë votat për kryeparlamentare.

“Do ta kemi qëndrimin e njëjtë.

Që ka nevojë për diskutim e rrugëdalja është e qartë – të ndërrohet kandidatja”, tha ai para mediave pas përfundimit të seancës së sotme.

Krasniqi përsëriti se “sundimi njëpartiak” ka përfunduar.