Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kuvendi dështon për të 13’tën herë, Edona Llalloshi poston ‘selfie’ me Kurtin e Konjufcën: Po bëhet mirë për Kosovën

Deputetja e re e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, e Lëvizjes Vetëvendosje ka publikuar një fotografi me shefin e saj Albin Kurti, si dhe bashkë partiakët Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu, si dhe partneren e tyre të koalicionit, Mimoza Kusari-Lila.

Ndonëse sot dështoi konstituimi i Kuvendit edhe në përpjekjen e trembëdhjetë, Llalloshi u tregua optimiste në përshkrimin e kësaj fotoje.

Ajo tha se po bëhet mirë për artin e kulturën në vend, ndërsa “edhe më mirë” për Kosovën.

“Për artin-kulturën po bëhet mirë e për Kosovën edhe më mirë…”, shkroi ajo në Facebook.