Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohen pesë persona të dyshuar për fotografim të votë në Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka raportuar se deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit’, pasi kanë fotografuar votën e tyre.

Sipas njofimit, katër persona janë arrestuar në Tiranë, ndërsa një në Elbasan.

Të arrestuarit në Tiranë janë R.F. 34 vjeçar, H.D. 57 vjeçar, R.L. 28 vjeçar dhe A.H. 56 vjeçare.

Ndërkaq, në Elbasan është arrestuar 56 vjeçarja M.C.