Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia bastis 8 lokacione për tentativë vrasjeje në Pejë – sekuestron armë, fishekë dhe jelek antiplumb

Më 29 janar 2025, Policia e Pejës kishte raportuar për një rrahje të ndodhur në rrugën “Mikel Marku”, rast ky i cili u cilësua si vrasje e mbetur në tentativë.

Pas kësaj, policia me stacione policore në Deçan dhe të mbështetur nga ata në Gjakovë dhe në Gjilan , kanë realizuar sot një plan operativ.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Sektori Rajonal pёr Hetime, tё mbёshtetur nga Stacioni Policor Deçan, dhe nga njёsitet e Drejtorisë Rajonale tё Policisё nё Gjakovё dhe Gjilan, sot me datё 16.05.2025, kanё realizuar planin operativ, pёr rastin “Vrasje e mbetur nё tentativё”, tё ndodhur me 29.01.2025, nё rrugën “ Mikel Marku” nё Pejё”,thuhet në njoftim.

Sic mësohet nga ky aksion janë bastisur e kontrolluan shumë lokacione.

Nё vazhdën e hetimit sot janё kryer tetё (8) kontroll/bastisje nё lokacione tё ndryshme ku janё gjetur dhe sekuestruar:

Tri (3) arme
Nёntmbёdhjetё (19) fishekё
Njё (1) jelek antiplumb
Personat e dyshuar janё arrestuar dhe tё njëjtit janё duke u intervsituar ne hetuesit nё prezencën e avokatit mbrojtës.