Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Islami: Propaganda e Listës Serbe s’i kursen as fëmijët

 
   

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas një proteste të disa nxënësve dhe prindërve të tyre për shkak të mbylljes së institucioneve paralele në veri të vendit.

Islami ka thënë se përdorimi i fëmijëve në protestat politike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Strukturat paralele dhe Lista Serbe po i nxisin qytetarët e Mitrovicës së Veriut të protestojnë kundër vendimeve legjitime të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke instrumentalizuar të miturit për qëllime propagandistike”, ka shkruar Islami.

Tutje ai ka thënë se “kjo është një formë e shfrytëzimit të pastër të fëmijëve dhe përpjekje për të manipuluar opinionin publik”.

“Respektimi i ligjshmërisë nuk mund të trajtohet si padrejtësi — dhe abuzimi me fëmijët nuk mund të paraqitet si aktivizëm”, ka shkruar ai.

Pas mbylljes së institucioneve paralele serbe në komunat veriore të Kosovës, një protestë e organizuar në veri të Mitrovicës ka ngritur shqetësime të reja – këtë herë për shkak të përfshirjes së fëmijëve në aktivitet me përmbajtje politike.

Në protestën e mbajtur gjatë ditës së sotme, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme u panë duke mbajtur pankarta dhe duke bërë deklarata që nënkuptonin kritika ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.