Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dervishi: Samiti i mbajtur në Tiranë s’ka ndikim në rrugën drejt BE-së, pritshmëri e tepruar

Gazetari nga Shqipëria, Lutfi Dervishi ka thënë Samiti i Komitetit Evropian Politik i mbajtur në Tiranë, nuk paraqet ndonjë ndikim sa i përket afrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Madje ai ka vlerësuar se ky samit më tepër e ngatërron se sa e ofron rajonin në BE.

Dervishi në emisionin ‘Mesditë” në Tëvë1 ka thënë se ka pas pritshmëri të tepruara nga ky samit, duke thënë se ai më shumë i ngjan një tryeze ku liderët shprehin pikëpamjet e tyre dhe se rezolutat e saj nuk janë obligative.

“Nuk është një samit që merr vendime dhe imponon, por është një tryezë dialogu ku liderët shkëmbjenë pikëpamje të tyre për çështjet me të cilët vendet e kontinentin përballen. S’ka ndikim, pritshmëri e tepruar për samite të tilla që mbahen në rajon. Sigurisht është gjë e mirë, por duhet të kujtojmë se rezultat që merren këtu nuk janë të detyrueshme, mund të arrihet ndonjë gjë spektakolare, por fokusi është siguria, Ukraina dhe në planet e tjera vijnë edhe raportet në rajon. Rajoni i ka dy krosi, Procesin e Berlinit dhe rrugën drejt BE-së, kështu që ky samit më tepër e ngatërron se sa e ofron”, ka vlerësuar Dervishi.

Ai ka thënë se ka konfuzion në kuptimin e termave çfarë është Samiti i Komitetit Evropian Politik dhe ka tri vite që është krijuar edhe është në rotacion dy herë në çdo vend pjesëmarrës dhe sipas tij nuk e ka rëndësinë dhe nuk duhet ngatërruar me rrugën e Bashkimit Evropian.

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, mblodhi të premten liderët e gati 50 vendeve evropiane për samitin njëditor  të Komunitetit Politik Evropian