
Ish-deputeti nga radhët e partisë, Guxo në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta ka thënë se vazhdon të jetë pjesë e kësaj partie.
Megjithatë i pyetur se përse nuk merr pjesë në asnjë aktivitet të kësaj partie, ai ka thënë se partia nuk ka aktivitete, por edhe ato që janë bëhen nga një grup përfshirë dy bashkëkryetarët, Donika Gërvalla dhe Faton Peci.
Meta ka thënë se në Kuvendin e ardhshëm të partisë ai do të jetë aktiv, i cili thotë se do të mbahet kur e caktojnë Gërvalla e Peci, sipas tij, kur atyre ju konvenon
“Unë jam pjesë e partisë Guxo. Do të vijë koha, kur është konstituimi i ri i organeve..Është interes i këtyre dy bashkëkryetarëve kur me ba për interesin e tyre. Do të doja që kryeministri në detyrë z. Kurti të mos binte në ndikimin e këtyre. Ata janë ndër njerëzit më të afërt të Kurtit”, ka thënë Meta në emisionin “Këndi i Debatit”.