Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Spahiu me Gjuriqin/ Eksperti i sigurisë: Është e domosdoshme që autoritetet përkatëse të sqarojnë qëllimet e kësaj vizite

 
   

Në mungesë të informacionit të detajuar rreth vizitës së Nexhmendin Spahiut në Beograd dhe takimit të tij me ministrin serb të Jashtëm, Marko Djurić, Drizan Shala thekson se është e domosdoshme që autoritetet përkatëse të Kosovës të sqarojnë rrethanat dhe qëllimet e kësaj vizite.

Ai apelon që mediumet vendore të mos lejojnë përhapjen e narrativave që janë në kundërshtim me interesat e vendit dhe të jenë të kujdesshëm ndaj personave që promovojnë këto mesazhe.

Sipas Shalës, për këtë vizitë duhet të përgjigjen tri pyetje thelbësore:

Nën emrin e kujt është realizuar vizita zyrtare në Beograd?

Nën urdhrat e kujt është zhvilluar takimi me ministrin serb?

A duhet të merret në pyetje nga autoritetet vendore të sigurisë?

Postimi i plotë:

Duhet të jete apel edhe mediumet vendore të Kosovës mos pranoni personat që mbajn narrative në kundërshtim me interesat e vendit.

Pra në mungesë të informacionit të detajuar rreth vizitës së Nexhmedin Spahiut në Beograd dhe takimit të tij me ministrin serb Marko Gjuriq, është e rëndësishme që autoritetet përkatëse të ndërmarrin hapa për të sqaruar rrethanat dhe qëllimet e kësaj vizite. Kjo është thelbësore për të ruajtur integritetin dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Sepse janë tri pyetje thelbësore :

1. Nën emrin e kujt është realizuar vizita zyrtare në Beograd?

2. Nën urdhrat e kujt është realizuar takimi me ministrin e Jashtëm serb?

3. Dhe duhet të merret në pyetje nga autoritetet vendore të sigurisë?