Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​IPK rekomandoi suspendimin e polices për incidentin në Ferizaj

 
   

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës kanë rekomanduar sot policinë që të suspendojë një punonjëseje policore nën dyshimet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Incidenti ku dyshohet se është përfshirë zyrtarja policore raportohet se ka ndodhur sot në Ferizaj.

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës për veprimet hetimore janë konsultuar me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rastit.