Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shembet muri rrethues i një shtëpie në Roskovec, humb jetën vajza 4-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në fshatin Suk 2, në bashkinë Roskovec, ku një vajzë e mitur rreth 4 vjeçe ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga shembja e një muri rrethues.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, muri ishte në pronësi të shtetasit L. T., babait të vajzës së ndjerë.

Për fat të keq, e mitura nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga rrëzimi i strukturës.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet e shembjes si dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat e tragjedisë./rtsh.al/