Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I doli në mbrojtje Ramës, Gjinovci i reagon Abdixhikut – ia përmend sabotimet që i janë bërë Kurtit

 
   

Lumir Abdixhiku ka akuzuar qeverinë për sabotim ndaj projekteve të Prishtinës, duke e justifikuar kështu mospunën e kryetarit Përparim Rama.

E për këtë ‘justifikim’, ndaj Abdixhikut ka reaguar Rron Gjnovci përmes një postimi në Facebook.

Ai ia përmendi sabotimet që i janë bërë Kurtit, ku pavarësisht kësaj ai e ka kaluar këtë pengesë.

“Lumiri po e justifikon Përparimin që s’ka mujt me bo absolutisht kurgjo në Prishtinë se e kanë sabotu. Mirë bre Lumir e Albinin a e kanë sabotu? Po e kanë sabotu. “Sabotazha” politike është pjesë e lojës. Udhëheqës i mirë është ai që e kalon edhe atë pengesë”, shkroi Gjinovci, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Lumiri po e justifikon Përparimin që s’ka mujt me bo absolutisht kurgjo në Prishtinë se e kanë sabotu. Mirë bre Lumir e Albinin a e kanë sabotu? Po e kanë sabotu. “Sabotazha” politike është pjesë e lojës. Udhëheqës i mirë është ai që e kalon edhe atë pengesë.

Albinit ia kena pa hajrin në veri, me çka e ka forcu nji element të randësishëm të shtetësisë, integritetin territorial. A po na kallxoni në cilën pjesë të Prishtinës ia kena pa hajrin Përparimit?