Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku: E pakuptueshme që VV s’mund të bëjë një shumicë minimale

 
   

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u deklarua para mediave pas dështimit të sërishëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku tha se Kosova ka nevojë për institucione.

“Mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq për Republikën, Kosova ka nevojë për institucione,për veprime politike të partisë së parë”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së shtoi se është e pakuptimtë që LVV nuk po arrin të bëjë një shumicë minimale.

“E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale”, tha Abdixhiku.