Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Diskutuam për çështje familjare” – Nait Hasani flet pas bisedës me Albulena Haxhiun në oborrin e Kuvendit

 
   

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, edhe në përpjekjen e 18-të me radhë, duke e thelluar më tej ngërçin institucional që po zgjat tash e një muaj.

Pas përfundimit të seancës së pasuksesshme përfaqësues të partive politike nisën deklarimet para mediave.

Një bisedë mes deputetit të PDK-së, Nait Hasani dhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu në oborrin e Kuvendit, tërhoqi vëmendjen e mediave.

Hasani dhe Haxhiu biseduan për disa minuta, teksa nuk lejuan  gazetarët t’u afroheshin duke e cilësuar takimin si një “bisedë tejet private”.

Deputeti Nait Hasani në një prononcim për Telegrafin sqaroi se me Haxhiun kanë diskutuar për çështje familjare.

“Biseda ishte për çështje familjare”, ka thënë shkurt Hasani.

Duket se biseda mes tyre nuk kishte të bënte me zhvillimet politike apo kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.