Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bilali: Armëpushimi në Gaza nuk po arrihet për shkak të kryeneçësisë së Netanjahut

Lutfi Bilali, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare duke folur për luftën në Gaza, ku Izraeli ka intensifikuar sulmet ditëve të fundit, ka vlerësuar se me lirimin e amerikano –izraelitit nga Hamasi u dha një shpresë për arritjen e një marrëveshje.

Por, sipas tij, pavarësisht disa takimeve një gjë e tillë nuk u arrit. Ai tha se kjo po ndodhë për shkak të kryeneçësisë së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
“Me lirimin e amerikano-izraelitit ka qenë një shpresë për një armëpushim në Gaza. Kjo pse nuk arrihet është për shkak të kryeneçësisë së Netanjahut i cili me politikën e tij po qon në shkatërrim jo vetëm Gazan, por edhe vet imazhin e Izraelit në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ai në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Izraeli ditëve të fundit ka zgjeruar planin e sulmeve në Gaza ku ka vrarë më shumë 100 persona për më pak se 24- orë.

Bilali ka thënë se qëllimi i këtij sulmi është shfarosja e banorëve nga Gaza.

“Qëllimi është largimi dhe shfarosja e banorëve në Gaza. Ky operacion qëllimin e parë e ka bartjen e popullsisë nga veriu i Gazës, sjelljen në qendrën qytetin Rafa”, është shprehur ai.

Për sulmet e fundit të Izraelit ka pas reagime të mëdha ku është dënuar veprimi i Izraelit.