
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, sot e kanë dhënë betimin para presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Gjatë ceremonisë, anëtarët e rinj u zotuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre me ndershmëri, besnikëri, paanësi, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.
Duket se disa prej anëtarëve të deritashëm në KQZ janë betuar sërish te presidentja Osmani.
Anëtarët që dhanë betimin janë: Sami Kurteshi (LVV), Alban Krasniqi (LVV), Arianit Elshani (PDK), Sami Hamti (LDK). Dhe anëtarë të tjerë nga subjekte tjera politike. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.