Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e lartë duke kundërshtuar masën e arrestit në burg, të vendosur nga të dyja shkallët e GJKKO.

Avokatët e Veliajt përmes argumenteve të parashtruara kërkojnë heqjen e masës së arrestit të caktuar ne shkurt të këtij viti me dyshimin se zyrtari i lartë është i përfshirë ne korrupsion.

Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.