Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prokurori i Shtetit synon rritjen e bashkëpunimit me “EU4FAST”, për luftën kundër trafikimit dhe kontrabandimit me migrantë

 
   

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me prokuroren koordinatore për rastet e trafikimit me qenie njerëzore, Sebahate Sinani, kanë pritur në takim ekspertin e lartë të projektit rajonal “EU4FAST WB” – “Mbështetja e BE-së për përmirësimin e luftës kundër kontrabandës së emigrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor”, nga CIVIPOLI francez, Vincent Marchadier, konsulentin, Erwann Tor, dhe këshilltarin ligjor nga GIZ-i, Driton Vatovci.

“Gjatë takimit u zhvilluan diskutime konstruktive mbi mundësitë e organizimit të një punëtorie në gjysmën e dytë të vitit 2025, e cila do të fokusohej në forcimin e kapaciteteve profesionale të autoriteteve ligjzbatuese, për të rritur efikasitetin në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit me migrantë” thuhet në njoftimin e Kryeprokurorisë.

Gjatë takimit u shqyrtuan gjithashtu sfidat aktuale dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

 Si dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal në funksion të parandalimit dhe luftimit efektiv të këtyre veprave penale.