Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abazi: Kurti po e do votimin e fshehtë sepse Rashiqi ia ka siguruar 3-4 vota nga Lista Serbe

 
   

Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë pasi sipas tij, deputeti Nenad Rashiqi, i ka siguruar 3-4 vota të Listës Serbe për kandidaten e VV-së për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiu.

Abazi tha se deputetët nga Lista Serbe janë në “peshkim” nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për të hyrë në zgjedhjen e kryetarit të kuvendit.

“Është e qartë që Rashiqi i ka siguruar 3-4 vota të Listës Serbe dhe Kurti po do që ta bëjë me Listën Serbe. Jam i bindur, 100% që janë deputetët e Listës Serbe ata që janë në peshkim nga ana e VV-së për të hyrë në zgjedhjen e kryeparlamentarit”.

“Nuk është hipotezë, është e qartë prej fillimit. Është diskutuar me Listën Serbe përmes Rashiqit që të bëhen pjesë”, tha Abazi në “DPT te Fidani”.

Tutje, ai akuzoi Kurtin se ushtron mbi deputetët e vetë të cilët tha se nuk guxojnë t’i thonë Kurtit se “çka është kjo maskaradë, 20 herë shkojmë në kuvend me të njëjtin rezultat”.