
Disa hetues kanë vendosur disa dosje me materiele në veturën e tyre dhe janë larguar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ku me urdhër të Prokurorisë Speciale po zhvillohen hetime edhe në katër lokacione tjera.
Prokurori i rastit, Admir Shala tha se prokuroria Speciale ka nisur një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.
Shala tha se hetimi është duke u zhvilluar me dyshimin për dhënien me qera kësaj fabrike.
“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës së përpunimit të nënprodukteve shtazore. Hetimi është duke u zhvillua lidhur më dyshimet për dhënien me qera kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit jemi duke zhvilluar bastisjet dhe ko kontrolle në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelorë në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu me autorizimin tonë, policia së bashku me ne është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme dhe drejtë zbardhjes së rastit konkret. Për çështje në detaje nuk mund të lëshohemi”, tha ai.
Prokurori Shala tha as bastisjet po zhvillohen në katër lokacione në Ministri të Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe kompania përfituese e kontratës.