Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjendet një trup i pajetë në Prishtinë, këto janë dyshimet e para

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Ulpiana” te fontana.

IndeksOnline ka mësuar se viktima dyshohet të jetë hedhur nga kati i 10-të i një ndërtese.

Forenzika dhe mjekësia ligjore kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.

Indeksonline ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.