
Avokati Gazmend Halilaj ka publikuar pamje derisa disa policë kanë nxjerrë me forcë nga shtëpia e tyre, familjen Dovrani.
Halilaj përmes shkrimit të publikuar në Facebook kritikoi ashpër sjelljet e këtyre policëve, duke thënë se të njëjtit ushtruan terror dhe dhunë ndaj familjes në fjalë.
Për këtë, avokati tha se ka ngritur kallëzim penal ndaj policëve të përfshirë në rast, pasi ata e larguan dhunshëm familjen, madje pa urdhëreësë të Gjykatës.
Pamje nga vendi i ngjarjes
“Kjo nuk ka ndodh as në mesjetë.
Kjo familje sot është jashtë – në qiell të hapur, pasi Policia nuk po i lejon t’i marrë as ushqimet e as veshmbathjet e fëmijve dhe pleqëve afër 90 vjeç”, shkroi Halilaj, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Miq: Ngritëm kallzim penal, ndaj zyrtarëve policorë që shkaktuan TERROR, në familjen Dvorani, duke i nxjerrë dhunshëm nga shtëpia e tyre – PA URDHËRESË TË GJYKATËS
Kjo nuk ka ndodh as në mesjetë.
Kjo familje sot është jashtë – në qiell të hapur, pasi Policia nuk po i lejon t’i marrë as ushqimet e as veshmbathjet e fëmijve dhe pleqëve afër 90 vjeç.
Këtë shtepi dhe truall, kjo familje e ka në posedim për me shumë se 70 vite, dhe jo vetëm që s’ ka Aktgjyim apo Aktvendim të formës së prerë, por NUK ka asnjë padi në Gjykatë nga pala e kundërt.
A ka diku njerëz që mendojnë për jetën e fëmijëve?, të cilët me dhunë u nxorën befas nga shtëpia e tyre e vetme, në kundërshtim jo vetëm me ligjet, por edhe me anën njerëzore.
Unë jam Gazmend Halilaj dhe nuk do të ndalem derisa shkaktuesit e Dhunës dhe Terrorit të nxirren para Drejtësisë, dhe ta paguajn shtrenjt terrorin që shkaktuan ndaj kësaj familje, pa asnjë Urdhëresë nga Gjykata.
Uniforma e Policisë që dikur u pagua me gjak, sot keqpërdoret nga njerëz të etur për të shkaktuar terror, tek një familje që mezi i’a del të mbijetojë.
Pamje nga vendi i ngjarjes
Miq: Ngritem Kallzim penal, ndaj zyrtarve Policor qe shkaktuan TERROR, në familjen Dvorani, duke i nxjerrur dhunshem nga…
Posted by Gazmend Halilaj on E enjte, 29 maj 2025