Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kalkulime, s’ka logjikë të shëndoshë politike” – Mexhiti për largimin e Taravarit

Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti e ka cilësuar të palogjikshëm largimin e Arben Taravarit nga koalicioni VLEN.

Mexhiti ka thënë se edhe arsyet e largimit janë të palogjikshme dhe kalkulime.

Ai në një intervistë për “Këndin e Debatit” në Tëvë1, ka thënë se Taravari u largua për të shkuar në BDI-në, ku gjysma e kryesisë së saj është në procedura gjyqësore.

“Veprimet të shpejta dhe të palogjikshme, mendoj që edhe arsyet për kërkohen të jenë të palogjikshme, konspirative… As votuesi i thjesht nuk ka prit që brenda 7 muajve të ndodhin gjitha ndryshimet edhe për të ikë prej përgjegjësisë, sidomos të rikthehet të BDI, por jo të BDI-ja para disa viteve e ka sulmua vazhdimit, por të kjo që është në listat e zeza amerikane, gjysma kryesisë është me procedura gjyqësore, nuk logjikë të shëndosh politike përveç kalkulimeve të cilat i din ai”, ka thënë Taravari.

Ai ka thënë se hapësirat e lënë në qeveri nga largimi i partisë së Taravarit do të plotësohen, duke shtuar edhe disa deputetë të kësaj partie janë kthyer në VLEN