Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ç’na këpute shpirtin”, familjarja reagon pas vdekjes së të riut në Itali

Familjarja ka reaguar pas humbjes tragjike të Driton Sadikajt, të riut nga Deçani, i cili humbi jetën në një aksident trafiku në Itali.

Përmes një postimi në rrjete sociale, bashkëfamiljarja ka shprehur dhimbjen e saj.

“As zemra e as shpirti nuk e pranojnë dot vdekjen tënde. Ah, ç’na e kepute shpirtin bre Driton… Qofsh banor i Parajsës, o engjëll i bukur”.

Në aksidentin ku u përplasën dy kamionë, përveç Dritonit, jetën e humbi edhe një tjetër i ri, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur rëndë.