
Tre të vdekur dhe rreth 30 të lënduar janë pasojat e një zjarri në një spital në Hamburg, në pjesën e qytetit Hohenfelde.
Shumë prej tyre janë akoma në gjendje të rëndë.
Siç ka njoftuar gazetari Bahri Cani policia ka arrestuar një pacient 72-vjeçar, i cili dyshohet se me qëllim ia ka vënë zjarrin spitalit.
Policia nuk ka kumtuar akoma diçka më konkretisht për motivet e tij, por mëngjesi i së dielës ishte një natë tmerri për qindra pacientë, të cilët është dashur të evakuohen nga spitali.
Nuk dihet çfarë sëmundjesh ka pasur ky pacient që ia ka vënë zjarrin spitalit, por policia deri tani ka përjashtuar mundësinë e ndonjë sulmi nga jashtë.
Ndryshe, të vdekurit kanë qenë tre burra të moshës 84, 85 dhe 87 vjeç. Një pacient tjetër është në rrezik për jetën, ndërsa 18 janë lënduar pjesërisht rëndë, e 15 kanë lëndime të lehta.
Zjarri fillimisht ka përfshirë pikërisht pjesën e geriatrisë ku janë shtuar të moshuarit për shërim. Më pas zjarri ka kaluar edhe në katet e tjera, por ndërkohë është shuar.