Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tetë persona u plagosën në një sulm në Kolorado gjatë marshit për pengjet izraelite

Të paktën tetë persona u plagosën të dielën kur një burrë u vuri flakën njerëzve gjatë një demonstrate në shtetin amerikan të Kolorados, të organizuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi pengjet që mbahen në Gaza, thanë autoritetet lokale.

“Pas marrjes së informacionit të përditësuar, zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë identifikuar tetë viktima: Katër gra dhe katër burra të moshës 52 deri në 88 vjeç u dërguan në spitalet metropolitane të Denverit”, tha Departamenti i Policisë së Boulder.

“Ky sulm ndodhi në një aktivitet paqësor të planifikuar rregullisht, çdo javë. Dëshmitarët raportojnë se personi në fjalë përdori një flakëhedhës të improvizuar dhe hodhi një pajisje ndezëse drejt turmës. I dyshuari u dëgjua të bërtiste ‘Lironi Palestinën’ gjatë sulmit”, u tha gazetarëve agjenti special i FBI-së, Mark Michalek, raporton Anadoly.

Michalek tha se i dyshuari është identifikuar si 45-vjeçari, Mohamed Sabry Soliman.

“Është e qartë se ky është një akt dhune i synuar dhe FBI po e heton këtë si një akt terrorizmi”, tha ai, duke shtuar se nuk ka prova në këtë kohë që sugjerojnë se i dyshuari ishte i lidhur me një grup më të gjerë.