
Raportuesja speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara palestineze, Francesca Albanese ka thënë se Perëndimi tashmë ka humbur kredibilitetin duke i dhënë Izraelit liri të plotë veprimi.
Këtë ajo e tha si përgjigjje ndaj deklartës së së presidentit Francez Emmanuel Macron: “Nëse e braktisim Gazën… ne vrasim besueshmërinë tonë në pjesën tjetër të botës”
Albanese në një postim në X të shtunën shkroi se: “Tragjikisht, kjo është bërë tashmë: Perëndimi ka sakrifikuar besueshmërinë e tij përmes dekadave të kalimeve falas të dhëna Izraelit.”
Ajo shtoi: “Miliona në Perëndim – për të cilët liria, barazia dhe vëllazëria janë vlera universale – po vuajnë. Një rrugë mbetet: sanksionimi i Izraelit dhe forca mbrojtëse në Izrael.”
Të premten, Macron tha në Dialogun Shangri-la, një samit vjetor i nivelit të lartë të mbrojtjes së Azisë që mbahet në Singapor, “Nëse e braktisim Gazën, nëse e konsiderojmë Izraelin si të lirë, edhe nëse i dënojmë sulmet terroriste, ne vrasim besueshmërinë tonë në pjesën tjetër të botës”.
Macron theksoi nevojën për një armëpushim dhe ndihmë urgjente humanitare në Gaza, si dhe përpjekjet për të njohur një shtet palestinez, raporton Anadoly.
Më vete, Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard, iu përgjigj deklaratës së presidentit francez duke shkruar në X: “Macron paralajmëron se Perëndimi mund të humbasë besueshmërinë për shkak të luftërave në Ukrainë dhe Gaza… Seriozisht? Besueshmëria u humb 19 muaj më parë.”
“Rezultat i bashkëfajësisë ose mosveprimit të Perëndimit në gjenocidin e Izraelit në Gaza. Dhe do të duhet shumë më tepër sesa fjalë që të rikthehet në gjendjen e mëparshme”, shtoi ajo.