Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Përgatitjet për Vidovdanin, Islami: Serbia ka nisur sërish ngritjen e tensioneve në veri të Kosovës

 
   

Në prag të festës Vidovdanit, përgatitjet për shënimin e saj kanë filluar në Serbi bashkë me sloganet nacionaliste dhe retorikën e klerikëve serbë që tashmë janë të pranishme në rrugë e në rrjetet sociale.

Kështu bënë të ditur profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami.

Përgatitjet për festimin e kësaj feste, Islami i quan atmosferë të stisur, me qëllim provokimi dhe destabilizimi.

Në rrjetin e tij social, Islami shkruan se skenar si ky është parë disa herë dhe se duhet kujdes dhe vigjilencë.

“Serbia ka nisur sërish ngritjen e tensioneve në veri të Kosovës. Teksa afrohet 28 qershori, përgatitjet për festimet e Vidovdanit veç kanë filluar — bashkë me sloganet nacionaliste dhe retorikën e klerikëve serbë që tashmë janë të pranishme në rrugë e në rrjetet sociale. Një atmosferë e stisur, me qëllim provokimi dhe destabilizimi. E kemi parë këtë skenar shumë herë më parë. Kujdes duhet dhe vigjilencë”, ka shkruar Islami në Facebook.

Vidovdani ose Dita e Shën Vitit që mbahet më njëzetetetë qershor është një festë kombëtare dhe fetare me rëndësi të veçantë për popullin serb, por ka edhe rezonancë më të gjerë në Ballkan për shkak të ngjarjeve historike që lidhen me të.

Vidovdani lidhet me Betejën e Kosovës më 28 qershor 1389 midis ushtrisë ballkanike të udhëhequr nga princi Lazar dhe Perandorisë Osmane të udhëhequr nga Sulltan Murati I.