Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti pyetet nëse do ia japë Limajt postin e Kryeparlamentarit

 
   

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për çështjen e ngërçit politik lidhur me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Duke u përgjigjur para gazetarëve në Babaj të Bokës, Kurti theksoi rëndësinë e funksionalizimit të Kuvendit, ndërsa vlerësoi se pavarësisht kësaj, Kosova gëzon stabilitet institucional.

“Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri”, tha Kurti.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë Fatmir Limajn për postin e kryetarit të Kuvendit, Kurti u përgjigj shkurt:

“Ne e kemi dhënë propozimin tonë”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje.

Ngërçi në Kuvend vjen pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për ndarjen e pozitave udhëheqëse.