Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrecaj: Krimi ecën një hap para shtetit

 
   

Avokati dhe ish-polici, Visar Rrecaj, duke folur për operacionin policor “Qielli i Thyer”, komentoi mënyrën sesi krimi i organizuar po përdor teknologjinë për të shmangur ndëshkimin penal.

Rrecaj ka folur për përdorimin e aplikacionit të enkriptuar SKY ECC nga grupet kriminale.

“Krimi, kriminelët, bandat gjithmonë ka ec një hap para shtetit. D.m.th. gjithmonë kanë ec, kanë avancu dhe kanë tentu me i apliku metodat edhe mjetet që shteti realisht ose s’i ka pas ose nuk i ka pas nën kontroll”, tha ai.ni

Ai shtoi se një qasje e tillë është e njohur edhe në literaturën kriminalistike dhe se zgjedhja e mjeteve të sofistikuara të komunikimit nga ana e personave të përfshirë në vepra penale është një dukuri tashmë e zakonshme.

“Kështu që nuk është për me u çudit. Edhe nga literatura kur flitet për rrjetet kriminale, për persona që merren me vepra penale, persona që merren me trafikime të ndryshme, natyrisht që do të zgjedhin mjete edhe gjithmonë kanë zgjedh mjete dhe kanë qenë një hap para shtetit”, tha ai.

Lexo po ashtuMorina: Informatat e EUROPOL-it kyçe për ndërmarrjen e aksionit të sotëm

Lidhur me operacionin e fundit, Rrecaj theksoi se shteti, edhe pse me vonesë, ka arrit ta deshifrojë aplikacionin e rrjetit kriminal.

“Përdorimi i këtyre aplikacioneve natyrisht që është i natyrshëm me u përdor nga persona të tillë sepse ata kanë mendu që nuk do të përgjohet apo nuk do të bien në gjurmë shteti këtij aplikacioni. Mirëpo, ka rezultu që shteti me vonesë ka arrit me deshifru edhe këtë aplikacion dhe me shti nën përgjim edhe me ardh deri tek aksioni i sotëm.”

Në fund, ai theksoi domosdoshmërinë e reagimit institucional të fortë, sidomos në luftën kundër narkotikëve.

“Sidomos kur bëhet fjalë për drogat, janë ato substancat të cilat po e helmojnë rininë dhe shoqërinë kosovare. Kështu që duhet sa më shumë aksion, e sa më shumë bashkërendim të Policisë dhe Prokurorisë”, tha ai.