Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Spartak Ngjela: “Serbët pranojnë se shqiptarët janë luanë, ne zagarë rrugësh”

 
   

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, avokati dhe publicisti i njohur Spartak Ngjela sjell një tregim simbolik me rrënjë historike e mitike për të ilustruar qëndresën dhe trimërinë e shqiptarëve ndaj pushtimeve serbe përgjatë historisë. Përmes një dialogu të imagjinuar mes dy ushtarëve serbë, ai ndërton një rrëfim që shpalos krenarinë për rezistencën shqiptare dhe frikën e përhershme të pushtuesve.

Ngjela risjell për lexuesin një moment të “të vërtetës së pathënë” që sipas tij ndriçon arsyet pse Serbia dhe aleatët e saj kanë dështuar vazhdimisht në përpjekjet për të nëpërkëmbur shqiptarët. Më poshtë, postimi i plotë:

Tregimi i një të vërtete

Nga Spartak Ngjela

Një luftëtar trim shqiptar nga alpet e Shqipërisë, para 100 vitesh, dëgjoi një serb që po i thosh serbisht një tjetri:
Branko, vetë e kemi fajin ne me shqiptarët, sepse ne duhej t’i kishim zhdukur; t’i vrisnim shumë prej tyre dhe të tjerët t’i dërgonim në Turqi. Sepse nuk duhej ta lejonim me çdo mjet krijimin e Shqipërisë.
Asgjë nuk iu bënim dot, i tha Brankoja; se ata janë luanë e ne jemi zagarë rrugësh. Ne jemi nisur tre herë që t’i vrasim e t’i dërgojmë në Turqi; por ata me pushkët e gjata na kanë vrarë mbi 200 mijë ushtarë vetëm në dy beteja që kanë zgjatur nga dhjetë ditë secila. Ata me huta e ne me mitralozë; na vranë, dhe ne kemi ikur si të marrë.

– Por çfarë janë këta, o Branko?
– Janë po ata që me 2000 mijë malësorë trima, në një betejë, na vranë 30 mijë ushtarë dhe na zunë robër dhjetë mijë të tjerë.
– Po çfarë bënë malësorët me robërit sllavë: i vranë?
– Jo. Malësorët trima as që e çanë kokën fare për ta, i çarmatosën të gjithë robërit tanë, dhe i nisën për në Serbi; që të gjithë në rresht si të mundur e të turpëruar.
I pashë vetë ushtarët tanë, i tha Brankoja, se si ecnin, mu sikur kishin dalë nga varri. Por duhet ta pranojmë se ne nuk i kemi mundur asnjëherë dot shqiptarët. Prandaj ne jemi në rrezik prej tyre, sepse ne serbëve ata na quajnë vrasës pritash dhe pushtues të territoreve të tyre me ndihmë të Rusisë cariste; kurse veten e trajtojnë si heronj që e kanë shkruar historinë e tyre me gjakun tonë. Dhe na kanë mundur gjithmonë. Dhe jemi ende nën rrezikun e tyre.
– E di.
– Tani jemi në vitin 1999; kurse unë po të them se në vitin 2040 nuk do të ketë më asnjë serb në Serbi.
– Po ku do të shkojmë ne, o Branko?
– Na i kanë gjerur edhe vendin: të gjithë ne do të strehohemi në stepat e Rusisë.
– Po si shpjegohet kjo, o Branko?
– Jemi pushtues ne, dhe mbahet mend në histori se shqiptarët kanë mundur çdo pushtues që i është avitur tokës së tyre.
– Po Turqinë?!
– Turqia i pushtoi me vështirësi pas Gjergj Kastriot Skënderbeut; por ata e morën Perandorinë Osmane nga brenda, sepse shqiptarët e drejtuan atë perandori për afër 400 vite rresht.
– Po pse po m’i thua këto, o Branko.
– Po t’i them që të dish se me kë je në armiqësi.
– E kuptoj.
– Ata tani na kanë marrë Kosovën; dhe po duan që t’i marrin edhe Greqisë Çamërinë.
– Po pse nuk thua ti që kështu do të na pushtojnë edhe neve.
– Po, sepse 35 përqind të ne serbëve janë ish katolikë shqiptarë.
– E di Branko; se e kam parë nga mbiemrit e tyre. Siç po duket; ne serbëve nuk po na pranon më historia.
– Kështu po ecën historia jonë, o Branko! Dhe po kuptohet se do të kemi një të ardhme që do të jetë shumë përjashtuese kundrejt nesh.
– Këtë po mendoj edhe unë gjithë frikë – i tha Brankoja, dhe u largua duke çaluar në të dyja këmbët, si i plagosur rëndë në luftën që qe.