Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ibishi: Këto katër vitet e fundit mbi 200 milionë euro janë dërguar në armatim

 
   

Në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, në Gjakovë, është duke u mbajtur Dita e Vizitorëve të Shquar, në kuadër të ushtrimit të madh ndërkombëtar “Defender Europe 25”.

Nuredin Ibishi, Ekspert i çështjes së sigurisë ka folur për “Defender Europe 25” si dhe për deklaratën e Kurtit i cili ka thënë se gjithë ky armatim është bërë nga Qeverinë e tij 3 vjeçare.

“Nuk duhet karikuar deri në atë mënyrë mirëpo realiteti është që në vazhdimësi ne kemi armatosur Ushtrinë e Kosovë dhe se vitet e fundit ka pasur një rritje të lartë në krahasim me të kaluarën edhe një kohë edhe investimi në armatim dhe kjo e bënë të veçantë”, ka thënë Ibishi.

Tutje po ashtu ai ka thënë se vetëm këto katër vitet e fundit janë investuar më shumë se 200 milionë euro në armatim.

“Po ajo çka mund të theksojmë është se këto katër vitet e fundit janë investuar mbi 200 milionë euro në armatim edhe mandej buxheti është shtuar edhe është dyfishuar edhe duhet të kuptojmë ne këto katër vite kemi shumë ma shumë buxhet e investime në armatim po edhe Ushtria e Kosovës është në tranziconin 10 vjeçarë”, ka thënë Ibishi.