Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bogujevci thotë se deputetë të partive tjera pranuan t’u japin votë në mënyrë të fshehtë

 
   

Saranda Bogujevci nga Vetëvendosje, ka thënë se ky subjekt ka ofruar zgjidhje mbi ngërçin por opozita nuk ka shprehur gatishmëri.

Madje siç tha ajo, ka edhe deputetë të cilët iu kanë ofruar votën atyre për konstituim.

”Ne kemi propozu që të bëhet votimi i fshehtë për shkak se ka pasë edhe deputetë edhe të subjekteve të tjera politike që kanë shprehë interesim që me ecë tutje”.

”Këtë e kanë thënë mes neve. Çka kanë deklaru tutje publikisht është tjetër”.