Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dështon sërish seanca konstituive e Kuvendit, e 28’ta mbahet të shtunën

Edhe sot ka dështuar për të 27-ën herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka bërë të ditur se 50 deputetë votuan pro, asnjë kundër dhe s’pati abstenime.

Kësisoj, pati mungesë kuorumi për çka do të mbahet seanca e radhës mbahet me 7 qershor, të shtunën nga ora 11:00.

Asnjëri subjekt politik nuk ka propozuar emra për komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kvuendit.