
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar me vota unanime tetë kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komunale të tetorit, data e saktë e të cilave do të caktohet së shpejti nga presidentja Vjosa Osmani, raporton kp.
Në një postim në Facebook, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur kandidaturat e miratuara.
AAK në Gjakovë do të kandidojë me Ardian Gjinin, në garën e Pejës do të jetë Ali Berisha, në Suharekë Bali Muharremaj, në Rahovec do të jetë Smajl Latifi, në Klinë Zenun Elezaj, në Deçan Bashkim Ramosaj, në Prishtinë Bekë Berisha dhe në Artanë do të jetë Ajet Avdyli.
Haradinaj ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme degët e tjera të Aleancës do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë.