Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdes 25-vjeçari i aksidentuar në Pouskë të Prizrenit, tre javë pas ngjarjes tragjike

 
   

Ka ndërruar jetë 25-vjeçari Erdal Tumba, i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku më 18 maj, në fshatin Pousko.

Pas gati tre javësh në gjendje kritike, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtin aksident kishte humbur jetën në vendngjarje edhe Dilge Nanovçe, një nga tre personat që ndodheshin në veturën e aksidentuar.

Tumba ishte dërguar menjëherë në Spitalin Publik të Prishtinës, ku mori trajtim mjekësor deri në momentin kur ndërroi jetë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, Edber Tumba, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, duke shkruar: “E di që je në parajsë, vëllai im i bukur… Thuhet se Allahu i merr herët robërit e tij të preferuar”.