Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Therja e kurbanëve në Kosovë po përfundon me sukses – BIK: Procesi drejt përmbylljes

Procesi i therjes së kurbanëve në territorin e Kosovës po vazhdon me sukses, ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), duke theksuar se gjithçka po zhvillohet në mënyrë të organizuar dhe me mbështetje të plotë nga besimtarët.

Sipas BIK-ut, që nga falja e namazit të Kurban Bajramit, ky proces ka filluar në emër të Allahut dhe tashmë është në fazat e fundit të përmbylljes.

“Që nga falja e namazit të Kurban Bajramit, ky proces ka filluar në emër të Allahut dhe tashmë po i afrohet përmbylljes së tij. Zoti i pranoftë kurbanët e të gjithë besimtarëve dhe i bekoftë familjet me mirësi, paqe dhe begati!”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar të BIK-ut.