Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim

 
   

Zëdhënësi i LDK-së dhe deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa ka folur pas dështimit të 29-të të konstituimit të Kuvendit.

Mustafa tha se gjatë kësaj jave do të publikojnë 15 pikat e agjendës së qeverisë së unitetit që kanë propozuar si LDK.

“Deri tash LDK ka ofruar një propozim në formë publike për një qeveri të unitetit, gjatë kësaj jave do të publikojmë një 15 pikësh të agjendës së kësaj qeverie të unitetit”, tha Mustafa.

Ai shtoi se refuzimi i idesë për një qeveri të unitetit pa ndonjë zgjidhje tjetër fatkeqësisht është insistim në vazhdimin e kësaj bllokade 48 orëshe, dhe kjo do e qonte vendin në zgjedhje të parakohshme të reja parlamentare

“E kjo është gjëja e fundit që i duhet Kosovës. Një qeveri e unitetit me një agjendë të caktuar me afat të caktuar është ajo që LDK ka ofruar si zgjidhje, dhe është fatkeqësi që LVV e ka refuzuar apriori”, tha Mustafa.

Ai shtoi se LDK në qeverinë e unitetit nuk insiston që ta udhëheq, por natyra e saj na obligon që gjejmë një figurë të unitetit që na bashkon të gjithë spektrin politik.