Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pse Kurti shkoi te Hamza?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkuar sot në Mitrovicë, ku ka zhvilluar takim me kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamzën.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu në një përgjigje për media, ka treguar se pos jugut, Kurti ka shkuar edhe në veri, njofton Klankosova.tv.

Fokusi i diskutimeve atje ka qenë puna e këtyre komunave.

“Pas vizitës dhe takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, kryeministri Kurti ka vizituar sot edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Të dy takimet kanë pasur në qendër të diskutimit punën e këtyre komunave dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe komunave në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Përparim Kryeziu në një përgjigje për mediat.