
Organizatorët e platformës “Liria ka emër” kanë ftuar një konferencë për media për nesër (e martë).
Në njoftimin e dërguar për media, bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në orën 14:00 në Prishtinë.
“Platforma “Liria ka emër” nesër (e martë), nga ora 14:00, mbanë konferencë për media në Hotel Sirius. Ftoheni ta përcillni këtë aktivitet!”, thuhet në njoftimin për media.
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e mbajtjes së kësaj conference për media.
Veprimtaria e platformës “Liria Ka Emër” ka për qëllim mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.