
Sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
Ky objekt është një investim prej 753 mijë euro dhe ka një sipërfaqe e prej afër 3 mijë e 980 metra katrorë.
Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila nga ky stacion do të përkujdeset për sigurinë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit.
Pikërisht Izvori i Zveçanit, vendkalimi kufitar me Serbinë ishte ai që në bazë të marrëveshjeve të Brukselit do të duhej të ishte një vendkalim i integruar i kufirit, por për shkak të mosrespektimit të kësaj marrëveshje nga ana e Serbisë, ai vendkalim ka mbetur edhe më tej i parealizuar.
Për këtë, ka folur ish hetuesi policor Murat Mehmeti.
Mehmeti shpjegoi se pse është kaq e nevojshme për shtetin.
“Fundja dëmtimi i buxhetit dhe kontrabanda janë zvogëluar dukshëm”, tha Mehmeti.