Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmohet Eskorta e Kryeministrit Albin Kurti

Një incident po raportohet se ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje në këtë komunë.

Sipas Sinjalit, gjatë lëvizjes së eskortës së Kurtit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.

Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë, Komunën e Skenderajt, por edhe zyrtarë të LVV-së, por akoma s’ka marrë përgjigje.