Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidenti i Austrisë pas rastit tragjik: Ajo që ndodhi sot në një shkollë në Graz, goditi zemrën e vendit tonë

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka reaguar pas të shtënave me armë në një shkollë në Graz, ku mbetën të vdekur 10 persona, mes tyre nxënës dhe mësues, si dhe i dyshuari i ngjarjes, derisa 30 të tjerë janë në spital.

Ai tha se ajo që ndodhi nuk mund të përshkruhet me fjalë.

“Ajo që ndodhi sot në një shkollë në Graz, goditi zemrën e vendit tonë. Kishte të rinj që kishin jetën përpara”, u shpreh presidenti austriak.

Tutje, Van der Bellen tha se Austria është në zi.

Sipas policisë atje, i dyshuari ka vrarë veten pas sulmit.