
Media ka siguruar ekskluzivisht emrat e tre zyrtarëve policorë që janë suspenduar nga detyra pas incidentit që ndodhi gjatë vizitës së Kryeministrit Albin Kurti në Skenderaj, ku eskorta e tij u godit me vezë nga persona të panjohur.
Burime të sigurta nga Skenderaj kanë bërë me dije se bëhet fjalë për: Leutrim Prokshi, polic reagues, Stacioni Policor Skenderaj, Nexhat Rama, polic, Stacioni Policor Skenderaj, Musa Hasani, polic, Skenderaj.
Sipas informacioneve të para, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar masën e suspendimit për mosmarrje të veprimit dhe moszbatim të planit operacional për sigurimin e vizitës së Kryeministrit, që ishte paraparë paraprakisht.
Aktualisht ndaj tyre po zhvillohen hetime të brendshme për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë konkrete të secilit zyrtar të përfshirë në sigurimin e ngjarjes.