Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në kampin “Vrella” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të poligonit të gjuajtjes dhe me pengesa

 
   

Në Qendrën e Njësive të Specializuara në Vrellë të mërkurën u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të poligonit të gjuajtjes dhe poligonit me pengesa, rishtazi të rinovuar nga ushtarët profesionalë të KFOR-it, përfshirë ushtarët amerikanë.

Në njoftimin e policisë thuhet se në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të lartë të KFOR-it.

“Me nga një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan drejtori i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha dhe komandanti i KFOR-it amerikan kolonel Peter Helzer, të cilët theksuan se bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve ndërvepruese si dhe përkrahja dhe mbështetja në fusha të ndryshme teknologjike e logjistike, siç janë edhe poligoni i gjuajtjes dhe rinovimi i poligonit me pengesa, ndihmojnë në realizimin e detyrave, trajnimeve dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit e sigurisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndër tjera shtohet se kjo dëshmon bashkëpunimin e shkëlqyer që Policia e Kosovës ka me KFOR-in, bashkëpunim, ky i cili ndikon në paqen dhe sigurinë e vendit.