Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani në Tokio: Kosova mirënjohëse për mbështetjen e Japonisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në një takim zyrtar nga perandori i Japonisë, në kuadër të vizitës së saj në Tokio.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani e ka cilësuar këtë takim si një nder të veçantë, duke theksuar rëndësinë që ka miqësia ndërmjet dy shteteve.

“Miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë,” shkroi Osmani, duke shtuar se populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndër vite.