Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ushtria e Iranit thotë se dronët sulmues goditën me sukses të gjitha objektivat e përcaktuara

Teherani e ka kryer një valë të re sulmesh raketore në Tel Aviv dhe qytete të tjera të Izraelit gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se ushtria e tij do të ndërmarrë sulme të mëtejshme kundër Iranit.

Raketat iraniane — dhe kundërajrorët nga sistemi i mbrojtës izraelite “Kupola e Hekurt” — e ndriçuan qiellin mbi Tel Aviv pas mesnatës. Disa raketa ranë dhe shpërthyen në ndërtesa. Haifa dhe Jerusalemi u sulmuan gjithashtu, thanë zyrtarët ushtarakë.

Në një postim në X, Ushtria e Iranit ka shkruar se kanë vendosur dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi Arash “kundër regjimit sionist — të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën me sukses”.

Të paktën tre njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet iraniane, sipas zyrtarëve të emergjencës.

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi mëngjesin e së shtunës se po godiste dhjetëra raketahedhës në Iran, pasi paraprakisht e kishte shënjestruar mbrojtjen ajrore iraniane në rajonin e Teheranit.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit e paralajmëroi ashpër udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

“Nëse Khamenei vazhdon të hedhë raketa ndaj territoreve izraelite, Teherani do të digjet”, tha Israel Katz, pas një takimi me shefin e shtabit të ushtrisë.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Iranit në OKB deklaroi se 78 njerëz u vranë dhe mbi 320 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite.

Tags: